Është bër ndarja e 33 centrifugave për nxerrje të mjaltit
Në Drejtorinë komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Gjakovë ka përfunduar ndarja e 33 centrifugave për nxerrje të mjaltit si dhe të gërshërëve pneumatike për krasitje, ndërkohë që gjatë ditëve në vazhdim do të vazhdon skema e subvencioneve nga komuna.
Bekim Ermeni, drejtor për Radio Gjakovën ka thenë se gjatë ditëve në vazhdim, do të pason mbështetja e fermerëve në fushën e perimtarisë dhe blegtorisë
Pos kësaj, sipas drejtorit Ermeni, fermerët e komunës së Gjakovës do të mbështetën edhe me makineri, në prag të fushatës së mbjelljeve vjeshtore, gjithnjë duke respektuar proporcionalitetin
Ndryshe, shtimi i games së mbështetjës së fermerëve të komunës së Gjakovës është bërë edhe falë angazhimit të Drjetorisë komunale për Bujqësi, për të gjetur burime të ndryshme financiare për skemën e subvencioneve për fermerë.










