.
Published On: Wed, Sep 9th, 2015

Në Gjakovë shënohet përvjetori i 16-të i themelimit të Policisë së Kosovës

Share This
Tags

policia-stemaMe rastin e përvjetorit të 16-të të themelimit të Policisë së Kosovës, sot në Drejtorinë Rajonale të policisë në Gjakovë është mbajtur një ceremoni solemne, në të cilën janë nderuar me mirënjohje të gjithë ata që për këtë periudhë kanë kontribuar në garantimin dhe sigurimin e rendit dhe qetësisë publike në komunën tonë.

Në fjalen e rastit, drejtori rajonal i Policisë, kolonel Ahmet Hasi, ka falenderuar të gjithë pjestarët e policsë për kontributin, angazhimin dhe sakrificën që e kanë bërë gjatë kryerjes së detyrës.

Drejtori Hasi, por edhe të gjithë pjestarët e policisë së Kosovës, premtuan se edhe në të ardhmen ky institucion nuk do të kursejë asgjë me të vetmin qëllim, krijimin e një klime të sigurtë për të gjithë banorët e komunës së Gjakovës, konkretisht të rajonit të Gjakovës.