.
Published On: Fri, Sep 11th, 2015

Blerina Rogova–Gaxha është nderuar me çmimin prestigjioz “Crystal Vilenica”

Share This
Tags

Blerina Rogova-GaxhaDitë më parë poetesha Blerina Rogova–Gaxha është nderuar me çmimin prestigjioz “Crystal Vilenica”, i cili ndahet në festivalin e 30-të ndërkombëtar, po ashtu prestigjioz, të letërsisë që mbahet në Vilenicë të Sllovenisë.

Në arsyetimin e vet për dhënjen e këtij çmimi, juria e përbërë nga poet të njohur evropian, ka thënë se Shkrimtarja kosovare Blerina Rogova-Gaxha në poezinë e saj jep trazirën dhe traumën e popullit të zënë në dilemën e tranzicionit të rëndë.

Shkrimi i saj tregon për fuqinë e letërsisë që shëndrrohet në testament të kohës, siç zbulon edhe forcën e thellë të shpirtit njerëzor i cili arrin t’i transcendentojë tensionet e historisë nëpërmjet gjuhës së imagjinatës.

Pas kthimit në Kosovë, poetesha Rogova–Gaxha ka thënë se çmimi i fituar në Slloveni pos që e ka nderuar atë, gjithashtu i ka hapur rrugë edhe njohjes së poezisë dhe letërsisë kosovare në botë

E pas këtij çmimi, Blerina ka bërë të ditur se tashmë ka pranuar edhe ftesa për pjemsarrje në aktivitete tjera të kësaj natyre Ndryshe, Festivali zë vend çdo fillim shtator në rajonin Karst të Sllovenisë, dhe gjatë ditëve shtrihet në disa nga qendrat sllovene.

Ai mbledh rreth vetes poetë, prozatorë, eseistë dhe dramaturgë, përkthyesë, botuesë, editorë, në leximet, diskutimet dhe evente të tjera kulturore.