Profesionist dhe kampionët e vallëzimit Sonja dhe Mario Labrunie mbrëm përformuan në Gjakovë
Adhuruesit e vallëzimit klasik në Gjakovë mbrëmë kanë patur një mundësi të veqantë për të përcjellur qiftin Sonja dhe Mario Labrunie, profesionist dhe kampion të vallëzimit të cilët kanë performuar në skena të njohura botërore.
Prezentimi i qiftit zvicërano-argjentinas, para publikut gjakovarë në ambientet e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” ka zgjuar interesim të madh tek adhuruesit e vallëzimit në komunën tonë.
Me përcjellje live nga orchestra e kësaj shkolle, ata kanë sjellë në skenë lloje të ndryshme të kërcimit shumë të popullarizuar, tango, duke filluar nga Tango-Argjentina për të vazhduar edhe me llojet tjera të këtij kërcimi.
Këte mbrëmje e ka bërë edhe më të bukur prezentimi i orkestrës së shkollës së muzikës si dhe këndimi i baritonit, Adhurim Grezda. Ndryshe, qifti i vallëzuesve profesionist Sonja dhe Maria Labrunie, do të prezentohën edhe sonte në foajenë e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” duke filluar nga ora 20.