.
Published On: Sat, Oct 3rd, 2015

Gjakovari Januz Saliuka në garë për pozitën e deputetit në kuvendin e Landit të Vjenës

Share This
Tags

JanuziTë gjithë shqiptarët që jetojnë në Vjenë të Austrisë, do të kenë mundësi që me 11 tetor të votojnë që komuniteti i shqiptar në këtë qytet të këtë një përfaqësim më dinjitoz në të gjitha institucionet lokale të Vjenës.

Këtë po e premton gjakovari Januz Saliuka, i cili I është future garën për pozitën e deputetit në kuvendin e Landit të Vjenës. Në një bisedë për radion tonë, Saliuka, i cili tash e 30 vjet jeton e punon në vjenë, ka kërkuar nga komuniteti shqiptar që të mobilizohet, sepse tash është koha e fundit që edhe zëri i mbi 35 mijë shqiptarëve të Vjenës të dëgjohet fuqishëm dhe ky komunitet të jetë faktor në qytetin austriak.

E përpos idesë për përfaqësim më të mirë, Saliuka ka thënë se është edhe një arsye tjetër se pse dueht votuar për të dhe për Partinë Socialdemokrate që ai përfaqëson.

Sipas tij, kundërshtarët kryesor të Socialdemorkatëve janë ultranacionalistët në aleancë me ultranacionalistët serbë, që p oashtu janë komunitet i madh në Vjenë. Në rast të fitores së krahut ultranacionalist, atëherë jeta e shqiptarëve në Vjenë do të vështirësohej dukshëm ndërsa pasoja mund të ketë edhe ndikimi i lobit serb në të ardhmen e Kosovës.