.
Published On: Mon, Mar 14th, 2016

17 Vjet nga rënja e dëshmorit, Yll Morina

Share This
Tags

yll morinaTe marten, bëhen 17 vjet nga vdekja e luftëtarit të lirisë, dëshmorit të kombit, Yll Morina i cili ishte një ndër trimat e parë që iu bashkëngjit njësive të UÇK-ës në fillim të vitit 1998. Për guximin, shkathtësinë dhe merita të mëdha në luftë, ai u emërua epror i lartë i njësisë speciale te UÇK-së. Pas luftimeve maratonike me ushtrinë e policinë serbe, ai u plagos rëndë në Gramaçel, më 10 gusht të vitit 1998. Pas plagosjes ai tërhiqet në fshatin Krushevc, nga një bashkëluftëtar i tij. Nuk zgjati shumë kohë dhe Ylli transferohet në Irzniq. Fatkeqësisht, pas nja tri jave, ai së bashku me të plagosurit tjerë, respektivisht me shokët e tij të luftës, bie në duart e xhelatëve serbë, si pasojë e tradhtisë që iu bë atyre. Nga ky moment fillon një kalvar tjetër i rrugëtimit të luftëtarit Yll

Morina, i cili assesi nuk deshi të binte në duart e atyre për të cilët kishte një urrejtje gjigante. Në ndërkohë maltretimet ndaj Yllit shtoheshin nga dita në ditë, për të përfunduar gjithçka në Klinikën e Fakultetit të Mjekësisë në Novi Sad, dhe më 15 Mars 1999, atij i pushuan të gjitha dhembjet. U varros me 17 Mars 1999 në Gjakovë, ku ju bënë nderimet më të mëdha që meriton një luftëtar. Gjakova e Kosova me këtë rast humbi Yllin, por fitoi shumë yje të tjera. Yll Morina ishte dhe do të mbetet figurë e ndritshme e faqeve të historisë së luftës e qëndresës, e urtësisë djaloshare, djalë, vëlla, baba, burrë, nip e shok i mrekullueshëm, e mbi të gjitha luftëtar i paepur e i pastër në luftë për liri.

Ndryshe, në nderim të jetës dhe veprës së tij, Shkolla Fillore në Gjakovë cila e bart me krenari emrin e dëshmorit Yll Morina, te marten, me aktivitete të ndryshme shënon ditën e shkollës:

09:30 h. – Homazhe tek varri dëshmorit Yll Morina

11:00 h. – Program festiv ne shkollen “Yll Morina” – Gjakove

13:30 h. – Vizite ne familjen e deshmorit.