Komuna këtë vit realizon 73 projekte kryesisht me mjetet vetanake
Komuna ka bërë publike listën e nja 73 projekteve që këtë vit do të realizohen kryesisht me mjetet vetanake. Në kuadër të Financimit vjetor të investimeve kapitale në Komunën e Gjakovës vetëm për fushën e zhvillimit ekonomik për këtë vit është planifikuar që të investohet 90 mijë euro. Fjala është për ndërtimin e infrastrukturës për Zonën Ekonomike ku janë planifikuar të ndahen 50 mijë euro dhe për Rivitalizimin e Shoqates: “Qendra zejtare” ku për ndërtimin e objektit do të shpenzohen 40 mijë euro.
Ndërkaq në fushën e bujqësisë komuna këtë vit do të investoi 182 mijë euro. Me këto mjete do të ngriten katër Qendra grumbulluese në katër rajonet e komunës: Në qytet, Rekë të mirë, Rekë të keqe dhe në Dushkajë. Për këto qendra do të ndahen 72 mijë euro. Pastaj komuna nga mjetet vetanake do të ndërtoi pendën ne fshatin Shqiponje me 40 mijë euro, mirëmbajtjen e pendave dhe kanaleve të ujitjes në zonat rurale ku do shpenzohen 20 mijë euro si dhe në ndertimin e kanaleve të ujitjes në fshatrat :Sheremet, Smolicë, Ramoc, Babaj Bokes, Novosellë e ulët, Dujake, Planqor, Zhdrelle dhe Shqiponjë.










