Akademi Përkujtimore: “Fadil Hoxha, një jetë në shërbim të atdheut”
Në jubileun e 100 vjetorit të lindjes së heroit të popullit Fadil Hoxha, nesër në Gjakovë, nën patronatin e kryetares së komunës, Mimoza Kusari Lila, Shoqata e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare e Kosovës-dega në Gjakovë, te shtunen, në Gjakovë organizon Akademi Përkujtimore me temën “Fadil Hoxha, një jetë në shërbim të atdheut”. Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit të Shoqatës së veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Kosovës, Zija Mulhaxha,
për jetën dhe veprën e heroit të popullit Fadil Hoxha, si dhe për kontributin e tij për atdhe, do të flasin, nderi i kombit gjeneral lejtnanti në pension, Rrahman Parllaku dhe Rrustem Peqi, kryetar i Organizatës së veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Shqipërisë. Në anën tjetër me kumtesën e tij në temën “Fadil Hoxha në kontestin historik” do të paraqitët, akademik Jusuf Bajraktari. Akademia Përkujtimore me temën “Fadil Hoxha, një jetë në shërbim të atdheut” mbahet, te shtunen, prej orës 12 e 30 në Shkollën e Muzikës ”Prenk Jakova” në Gjakovë.










