.
Published On: Sat, Mar 19th, 2016

Shfaqet premiera e dramës “Budallai”

Share This
Tags

Pas premierës se dramës me titull “Budallai” të autorit Lari Shue, me të cilën Teatri i Qytetit në Gjakovë e hapi sezonën teatrore për këte vit, trupa e kësaj shtëpie teatrore, adhuruesve të artit skenik në Gjakovë, sonte do të ju ofroi mundësinë të përcjellin premierën e dytë për këtë vit. Bëhet fjalë për komedinë me titull “Dorëzimi në Spokan” të autorit Martin Mek Donah. Rexhinë e këtij projekti teatror e ka bërë. regjisori i njohur Ilir Bokshi, i cili për Radio Gjakovën ka thënë se ngjarja dhe teksti i kësaj komedie të zezë, do të komunikoi mire me publikun në sallë. Rolin e Tobit në këtë realizim skenik e interpreton aktori, Edmond Hafizademi, ndekohe qe në skenën e Teatrit të Qytetit në Gjakovë, pas shumë vitesh rikthehet aktorja gjakovare, Albulena Kryeziu, e cila ka thënë se rikthimi është një obligim dhe sfidë shtesë, për paraqitjen e saj para publikut.

Pos Edmond Hafizademit dhe Albulena Kryeziu, në rolet kryesore në këtë projekt artistik paraqitën edhe Edi Kastrati dhe Bujar Ahmeti, skenografinë e ka përgatitur mjeshtri i skenës Petrit Bakalli, muzikën Trimor Dhomi ndërkaq kostumografia është realizuar nën përkujdesjen e Vesa Krajës. Eshte kjo premiera e dytë për këtë vit e Teatrit të Qytetit në Gjakovë. Zhanri i komedisë së zezë me titull “Një dorëzim në Spokam”, qe ju dedikoht shikuesve mbi 16 vjet, eshte realizuar në mbështetjen e komunës së Gjakovës. Repriza është te dielen mbrema ne oren 20.