.
Published On: Sat, Mar 19th, 2016

Promovohen tri vepra të autorit Sheh Hasan Selimi

Share This
Tags

Me organizim të Klubit të Letrarëve “ Gjon Nikollë Kazazi, te shtunen, në Gjakovë është bërë përurimi i tri veprave të autorit Sheh Hasan Selimi. Bëhet fjalë për librat “Antologjia e ëndrrës”- Ese dhe përsiatje filozofike, me ç’rast me kumtesën e tij është paraqitur Dr. Sadik Bejko. Vepra e dytë është monografia “E Drejta Ndërkombëtare Publike dhe e Ardhmja Botërore”. Vepra e tretë është përmbledhja e poezive me titull “Hije dheu”. Me kumtesat e tyre për këte vepër poetike janë paraqitë poeti i shquar Hamit Alija dhe shkrimtari dhe publicisti pejan Sejdi Berisha, i cili ka potencuar porositë të cilat dalin nga kjo përmbledhje e poezive. Në anën tjetër, autori, Sheh Hasan Selimi është shprehur tejet i kënaqur më promovimin e organizuar në Gjakovë.

Ceremonia e përurimit solemn të tri veprave të autorit Sheh Hasan Selimi, organizuar sot në sallën solemne të Pallatit të kulturës “Asim Vokshi,” në Gjakovë, ka vazhduar me diskutimet e të pranishmëve.