.
Published On: Sun, Mar 27th, 2016

Kryetarja Mimoza Kusari – Lila, uron per festen e Sulltan Nevruzit

Share This
Tags

Me rastin e festes se Sulltan Nevruzit, kryetarja e Komunes se Gjakoves, Mimoza Kusari – Lila ka uruar te gjithe besimtaret e tarikatit, ne te cilin thuhet: Në këtë ditë të veçantë për të gjithë ju, më lejoni që në emër të Komunës së Gjakovës, t’ju përcjell urimet më të sinqerta me shpresën që besimi dhe adhurimi gjatë kësaj dite të shpërblehet me të mira për ju dhe familjet tuaja. Kjo ditë për më shumë simbolizon paqen dhe dashurinë, tolerancën dhe përkushtimin drejt përforcimit të mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit, duke dhuruar mirësi dhe paqe në jetën e gjithë besimtarëve. Me këtë festë hyjmë edhe në stinën e bukur të Pranverës, stinë kjo që krahas ditëve më të ngrohta, sjell edhe shpresën për ditë më të mira, me ndjesinë që të përjetojmë, gëzojmë dhe mbështetemi në aftësitë tona për punë dhe angazhime, drejt një të ardhme më të mirë për ne dhe fëmijët tanë. Duke dëshiruar që shprehjet e dedikuara të jenë të pranuara, uroj të keni një festë të dinjitetshme me begati dhe shëndet, thuhet ne urimin e kryetares Kusari – Lila.