.
Published On: Sun, Mar 27th, 2016

KRU “Radoniqi” në Gjakovë me aktivitete shënon Ditën Botërore të ujit”

Share This
Tags

Kompania rajonale e Ujësjellësit Radoniqi ka organizuar veprimtari të shumta në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Ujit. Sot në ambientet e kësaj kompanie u mblodhën bashkë drejtues të KRU Radoniqi, të institutit të shëndetit Publik të Gjakovës, të përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare që mbështesin programet zhvillimore për ujësjellësin dhe kanalizimin si dhe nxënës të shkollës së mesme të Mjekësisë në Gjakovë, për të diskutuar për rëndëisnë që ka uji cilësorë. Fillimisht, zëdhënësja e KRU Radoniqi, Kaltrina Rudi tha se debati sotëm ka për qëllim Sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e ujit, Kursimin e ujit të pijes dhe Rritjen e pagesave të obligimeve ndaj kompanisë. U shfaq edhe një dokumentar i shkurtër, me qëllim që të shihen gabimet e përditshme gjatë shfrytëzimit të ujit e më pas do të mbahet një debat i hapur. Nxënësit u interesuan të dinë më shumë për kontrollin e cilësisë së ujit të Radoniqit. Për këtë folën Xhelal Këpuska udhëheqës i Stacionit të filtrimit i cili tha se cdo dy orë bëhen kontrolle të ujit të pijes si dhe doktoresha Afërdita Bicurri, udhëheqëse e Institutit të Shëndetit Publik e cila foli për analizat fizike-kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijes që i bënë ky institut. Merita Shehu nga Grupi Dorsh tha se java e shënimit të ditës së ujit po vazhdon në gjithë Kosovën ndërkohë që po promovohet programi i përbashkët i Qeverisë Zvicerane dhe të Qeverisë së Kosovës për programin mbështetës për Ujë dhe kanalizim në Zona Rurale në Kosovë-faza e pestë.