.
Published On: Mon, Mar 28th, 2016

Organizata turke TIKA ka shprehë gatishmërinë për të investuar në renovimin e pavijonit te dytë, ne Konviktin “Sadik Stavileci”

Share This
Tags

Organizata turke TIKA ka shprehë gatishmërinë për të investuar në renovimin e Konviktit të Nxënësve dhe Studentëve “Sadik Stavileci” në Gjakovë, për çka është hartuar edhe projekti përkatës. Si jemi njoftuar nga Neshet Këpuska, ushtrues i detyrës së drejtorit në këtë institucion arsimor, konviktin në Gjakovë, gjatë këtij viti e kanë vizituar inxhinier dhe ekspertë tjerë të ndryshëm për të qartësuar ndërhyrjen në këtë godinë. Sipas Këpuskës, bëhet fjalë për pavijonin e dytë i cili aktualisht është jashtë përdorimit, me ç’rast, sipas projektit pritet të bëhet një renovim dhe rindërtim komplet duke nisur nga korridoret dhe zyrat, stacioni i nxehjes qendrore, instalimi i rrymës dhe ujit, renovimi i 30 dhomave për banorë të konviktit, pastaj banjat si dhe pjesërisht kuzhina. Ndryshe, aktualisht në Konviktin e Nxënësve dhe Studentëve “Sadik Stavileci” në Gjakovë, ka 140 banorë nga 7 komuna të Kosovës, përfshirë këtu edhe Malësinë e Gjakovës, përkatësisht pjesën veriore të Shqipërisë.