Prezantohet plani banimit për t’iu krijuar mundësuar strehim familjeve që nuk kanë kulm mbi kokë
Me qëllim të përfshirjes të të gjithë akterëve në mënyrë që drafti i Planit të Banimit të komunës së Gjakovës të jetë sa më i kompletuar, te henen, është bërë prezantimi i planit të banimit për vitet 2016-2018. Këtë plan e ka prezantuar, Ali Tafarshiku, këshilltar i kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, i cili ka thënë se qëllimi kryesor i planit të banimit trevjeçar, është që të krijohen mundësi për të mbështetur ata që nuk kanë një kulm mbi kokë. Në këtë drejtim sipas tij, sfidë mbetet fjetja e fondeve për suportimin e këtij plani të banimit.
Ndryshe, Plani i Banimit të Komunës së Gjakovës për vitet 2016-2018 i prezantuar në takimin e sotëm, para aprovimit final në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, do të merr parasysh edhe vërejtjet dhe sugjerimet e dhëna nga pjesëmarrësit e këtij takimi, përfaqësues nga Ministria Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, udhëheqës të drejtorive përkatëse të Komunës së Gjakovës, të OSBE-së dhe shoqërisë civile.










