.
Published On: Fri, Jun 3rd, 2016

Shkëlzen Doli realizon ëndërrën e tij të fëmijërisë

Share This
Tags

Violinisti i shquar, anëtari i Orkestrës së Filharmonisë së Vjenës, Shkelzen Doli te shtunen mbrema do të prezantohet me një koncert të përbashkët me Ansamblin Shtetëror të Shqipërisë. Projekti është titulluar “Koncert me perlat e muzikës shqiptare” për të cilin krijimet janë përpunuar për violinë dhe orkestër popullore nga Gerti Druga, kurse dirigjent do të jetë Vladimir Hasimi. Për këtë event të rrallë artistik, përmes rrjetit social Facebook, Shkelzeni është shprehur “Ëndërra ime e fëmijërisë po bëhet realitet-Koncert me Ansamblin Shtetëror të

Shqipërisë”, ndërkohë që ka ftuar adhuruesit e muzikës së mirëfilltë shqiptare në këtë festë të bukur. Koncerti i cili është premierë do të shfaqet te shtunen (nesër mbrëma) në Sallën e Operas dhe baletit në Tiranë.