.
Published On: Sat, Jun 4th, 2016

Mbahen Ditët e Mjedisit ne Gjakovë

Share This
Tags

Në vazhdën e shënimit të Ditëve të Mjedisit, komuna e Gjakovës në bashkëpunim me organizatën Qendra rinore Gjakovë, te dielen (nesër) organizon ceremoninë kryesore në sheshin Ali Podrimja. Prej orës 10 do të mbahet punëtoria ricikluese nga grupi i të rinjve. Pastaj nga ora 13 do të bëheht eliminimi i një deponie ilegale në rrugën Martirët e Kombit në Brekoc. Prej orës 15 do të organizohet një takim pune mes studentëve të arkitekturës nga Tirana dhe studentëve nga Gjakova takim ky që do të mbahet në pallatin e kulturës. Në orët e mbrëmjes do të bëhet ekspozimi i materialit riciklues ndërsa në orën 19 në sheshin Ali podrimja do të bëhet hapja solemne ku do të dëgjohen rekomandimet për aplikimin e arkitekturës së gjelbër në Qarshinë e Madhe nga Elida Bejtullahu dhe Gjergj Islami. Te dielen ne mbremje, në kuadër të Ditës së Mjedisit, do të debatohet edhe rreth menaxhimit të mbeturinave në komunën e Gjakovës.