.
Published On: Wed, Jun 8th, 2016

Perfundon punimet Konferenca e dytë e matematikës

Share This
Tags

Në Gjakovë, sot u mbajt Konferenca e dytë e matematikës në të cilën po marrin pjesë rreth 100 profesorë nga e tërë Kosova. Me këte rast, fillimisht hartuesi i këtij projekti, profesori i matematikës, Pleurat Rudi, është prezantuar me temën bosht të kësaj konference me titull “Korrelacioni ndërmjet matematikës dhe fushave tjera kurrikulare”, me ç’rast ka veçuar interferimin e ndërsjellë të matematikës tek lëndët tjera mësimore. Në anën tjetër në prezantimin e saj në temën, “Korelacioni ndërmjet fushës Shoqëria dhe Mjedisi me fushën e Matematikës, profesoresha e Fakultetit të Edukimit në Prishtinë, Arlinda Beka, ka potencuar ndërlidhjen e fushave në fjalë të cilat ndikojnë në trajtimin më gjithëpërfshirës të tyre. Në vazhdim të konferencës së sotme të matematikës në Gjakovë, me temën “Korelacioni ndërmjet shkencave të natyrës dhe Matematikës, është prezantuar Shpëtim Kastrati, ndërkaq në temën “Korelacioni ndërmjet fushave Jeta, Puna dhe Matematika”, prof.dr. Kastriot Buza. Punimet e kësaj konference kanë vazhduar me “work shope” përkatësisht me punime në grupe, në

të cilat janë bërë përpjekje të nxjerrjen idetë e para të fushave të caktuara me matematikën dhe anasjelltas, që pritet të rezultojnë me tema të caktuara mësimore nga klasa e gjashtë deri në të nëntën. Ndryshe, nga konferenca e sotme e matematikës në Gjakovë, e dyta me radhë, janë nxjerrë edhe rekomandime përkatëse të cilat përmes formave të ndryshme do të dërgohen në adresë të Divizionit të Kurikulave në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, për të ndikuar kështu në një qasje më ndryshe kur është fjala tek korelacioni i matematikës me fusha të ndryshme të jetës dhe punës.