.
Published On: Fri, Jun 10th, 2016

Çmimi “Yllka Domi” i takoj veteranes së arsimit Myrvete Dula

Share This
Tags

Në kuadër të javës së aktiviteteve kulturore të cilat po organizohen për nder të 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Gjakovës, sot në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, Qendra Kombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Gjakova” organizoi manifestimin tradicional “Në rrugëtim me Yllka Domi”, poeten e re dhe të talentuar gjakovare e cila me armë në dorë ra heroikisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ne ceremoninë e organizuar me këtë rast në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” u nda edhe çmimi tradicional “Yllka Domi”. Këtë vit ky çmim shkoi në duar të veteranes së arsimit Myrvete Dula, për kontributin e saj të çmuar në zhvillimin e arsimit shqip dhe përkrahjen e nxënësve në zhvillimin e krijimtarisë letrare.

Ky manifestim kulturor u përshkruar edhe me recitimin e poezive nga autorë të ndryshëm.

Juria e krijuar enkas për këtë qëllim, çmimin e parë për poezinë më të mirë ia ndau poeteshes Shkëndije Hoda. U shpërblyen edhe Tahir Bezhani, Lan Çyqalla, Flora Peci e të tjerë.