SHI “Jakova” solidarizohet me qëndrimin e SHH “Ali Hadri” ne Deqan
Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për dhënien në pronësi të 23 hektarëve të komunës së Deçanit, Manastirit të Deçanit, ka reaguar edhe Shoqata e Intelektualëve “Jakova në Gjakovë. Ne reagimin me shkrim të kësaj Shoqate dërguar mediave ndër të tjera thuhet se “Pas diskutimeve të gjëra lidhur me rrethanat politike dhe pronësore të krijuara për këtë çështje në komunën e Deçanit, kemi konstatuar se vendimi i marrë është i ngutshëm dhe konsiderojmë se për rrethanat e krijuara, rishqyrtimi i këtij vendimi, ndoshta do të ishte më i arsyeshëm. Me këtë rast, ne si Shoqatë ngrisim zërin dhe solidarizohemi me qëndrimin e komunës së Deçanit, pastaj degës së Shoqatës së Historianëve “Ali Hadri” në këtë komunë dhe Shoqatave tjera, nga se arsyetimi që ka dhënë Komuna e Deçanit për mbrojtjen e pronësisë së saj është plotësisht bindës”- thuhet ndër të tjera në reagimin e Shoqatës Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për dhënien në pronësi të 23 hektarëve të komunës së Deçanit, Manastirit të Deçanit.
Ndryshe, Komisioni Komunal i Deçanit , në kuadër të aktiviteteve kundërshtuese të Aktgjykimit të pa drejtë të Kushtetueses, pos aktiviteteve tjera, ka organizuar sot ( te enjten)edhe një “Protestë gjithë popullore”, në qendër të Deçanit.










