.
Published On: Tue, Jun 28th, 2016

Anulohet procesi i granteve per biznese

Share This
Tags

Edhepse ditë më parë janë njoftuar fituesit e grandit komunal për projektet fituese, gjërat kanë ndryshuar. Ata tashmë, për habi nuk janë fitues! Sot, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, përmes njoftimit zyrtar ka njoftuar se një gjë e tillë është anuluar. Sipas tyre kjo u bë për shkak të numrit të konsiderueshëm të ankesave që janë pranuar nga bizneset aplikuese, të cilat kryesisht kanë ardhë si rezultat i disa paqartësive rreth zbatimit të kritereve të cilat janë kërkuar nga ato gjatë procesit të aplikimit. Kështu me këtë vendim të mbështetur edhe nga kryetarja e komunës, anulohet i gjithë procesi i thirrjes për aplikim për grante komunale të shpallur me datë 5 prill të këtij viti. Me këtë rast, kjo drejtori i njofton ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të komunës së Gjakovës se përsëri do ta zhvilloi këtë proces. Do ta ri-shpallë ftesën publike për aplikim për grante komunale 2016, e cila do të jetë e hapur prej datës 1 deri me 15 korrik .

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik shpreh keqardhje ndaj bizneseve të përzgjedhura në thirrjen e kaluar , mirëpo njëherit i sigurojnë të gjithë aplikuesit se me qartësimin e kritereve për aplikim do t’iu jepet shansë e barabartë të gjitha bizneseve konkurruese në këtë proces.