Paraqiten rastet nga pickimi i rriqerave
Stina e verës sjell me vete edhe telashe të reja, posaçërisht kur është fjala për sëmundjet epidemiologjike. Me nxehtësinë e madhe vijnë edhe rastet e pickimit nga rriqrat që herë herë tregohen fatal. As komuna e Gjakovës nuk është anashkaluar nga rastet e pickimit të rriqrave. Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Gjakovë, brenda tre muajve të shkuar janë paraqitur 75 raste ndërsa numri më i madh, 45 sish është raportuar në këtë muaj. Sipas doktoreshës, Afërdita Bicurri, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, të gjitha këto raste, fatmirësisht kanë dalë pozitive, pa pasoja të mëtutjeshme.