Teqeja e Madhe Autoqefale Ballkanike uronë shqiptarët për festën e Bajramit të Madh
Teqeja e Madhe Autoqefale Ballkanike dhe Shoqata Atdhetare e Kulturore “Musa Shehzade”, ua urojnë shqiptarëve kudo që janë dhe të gjithë besimtarëve festën e Bajramit të Madh. Me kete rast i përgëzon për përfundimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe periudhën e agjërimit të gjithë ata që agjëruan, duke iu dëshiruar çdo të mirë, shëndet e sukses për ta dhe familjet e tyre, me lutjen që All-llahu i Madhërishëm t’ua shpërblejë sakrificën dhe përkushtimin e bërë. Teqeja e Madhe Autoqefale Ballkanike i kujton në prag të kësaj feste edhe të gjithë ata që nuk janë më në mesin tonë, të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit, të cilët ranë për lirinë dhe pavarësinë tonë kombëtare. Zoti i Madhërishëm qoftë me shqiptarët kudo që janë!, thuhet ne urim.