.
Published On: Wed, Jul 13th, 2016

Koloneli Giagheddu shprehe keqardhje për zvarritjen e funksionalizimit te aeroportit ne Gjakovë

Share This
Tags

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, ka pritur sot, te merkuren, në një takim njohës komandantin e Grupit Luftarak Shumëkombësh të Perëndimit dhe i kontingjentit italian, kolonelin Giovanni Giagheddu, i cili në këtë post ka ardhur ditë më parë. Fillimisht kryetarja Mimoza Kusari – Lila e ka njoftuar kolonelin Giagheddu për situatën në komunën e Gjakovës dhe angazhimet konkrete të qeverisjes lokale në shërbim të qytetarëve. Ajo ka përmendur disa nga projektet e mëdha të cilat tashmë janë në proces të realizimit, përfshirë këtu projekti për rrjetin e ujit të pijes, atë të Ngrohtores së Re, të Impiantit

të Ujërave të Zeza e të tjera. Kryetarja Mimoza Kusari – Lila, gjithashtu e ka njoftuar koloneli Giagheddu se qeverisja lokale e drejtuar nga ajo është duke u angazhuar që në komunë e Gjakovës të krijojnë një sistem të transparencës dhe llogaridhënies, përmes së cilit qytetarët kanë mundësi të marrin pjesë në vendimet e nivelit lokal dhe në të gjitha proceset që ndikojnë ne jetën e tyre. Nga ana tjetër, koloneli Giagheddu ka shprehur interesim për të ditur më shumë rreth situatës në Aeroportin e Gjakovës, për të cilin nga ana e kryetares Kusari – Lila ka marrë informacione të plota mbi të gjitha zhvillimet e deritashme. Në këtë drejtim, koloneli Giagheddu ka shprehur keqardhjen për zvarritjen e funksionalizimit të këtij aseti me shumë rëndësi jo vetëm për Gjakovën por edhe për tërë rajonin në përgjithësi.