Radio Gjakova në këto netë vere sjellë për dëgjuesit emisionin argëtues “Talk Night”
Me përformancën “live” të këngëtarit Valon Shehu, mbrëmë ka përfunduar cikli i parë i emisioneve “Talk Night” i cili ka nis në fillim të kësaj jave për këtë sezonë vere, të transmetohet drejtpërdrejt nga studio e Radio Gjakovës. Siparin e këtyre radio-emisioneve argëtuese-muzikore e ka hapur me këngët nga repertuari tij, këngëtari Kati Zhubi, për t’i lënë rradhën netëve në vazhdim, këngëtarëve Vegim Furra, Jeton Cërmjani, duetit Halil Mala e Emil dhe mbrëmë këngëtarit Valon Shehu. Solistët pjesëmarrës gjatë këtyre netëve të shoqëruar me bendet e tyre kanë përformuar “live” këngët më të bukura nga repertori tyre të cilat janë mirëpritur kudo nga audienca e valëve të programit tonë. Nikoqirët e emisioneve Fiona Stuja, moderatore dhe Xhelal Kaçi si gjithmonë me batutat e tij fantastike i ka dhënë ngjyrën e humorit emisioneve të cilat janë mirëpritur nga dëgjuesit të cilët nuk kanë hezituar edhe t’i komentojnë përmes mesazheve të shumta. Për rrjedhën e suksesshme të këtij programi po kujdesen Pëllumbi, Taulanti dhe Dëfrimi. Radio Gjakova duke falënderuar të gjithë këngëtarët, instrumentistët dhe teknikët e zërimit për gatishmërinë e tyre të jenë pjesë e këtij formati, njofton dëgjuesit se cikli i dytë i këtyre emisioneve fillon nga dita e hënë ne ora 21










