.
Published On: Sat, Jul 23rd, 2016

Kastrati: Punimet ne dertimin e fontanes ne parkun e qytetit do te rifillojne javen e ardhshme

Share This
Tags

Punimet në ndërtimin e fontanës në parkun kryesor të qytetit po zvarriten tash e disa ditë, gjë që po ndikon edhe në finalizimin e këtij objekti që ka nisur së ndërtuari para disa muajve.

Zyrtarët komunal e kanë arsyetuar këtë vonesë në mangësi në projekt, ndërsa kanë premtuar se prej javës së ardhshme, do të vazhdojnë punimet për finalizimin e këtij projekti.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Shkumbin Kastrati, duke arsyetuar ndalesat e shpeshta rreth punëve, tha se kanë dalë gjëra të tjera e që nuk kanë qenë të planifikuara më parë në këtë projekt. “Ndertimi i fontanes ne parkun e qytetit ka ngecje per faktin se ka pas mangësi ne projekt dhe disa gjera kane dale te pa

planifikuara. Keshtu qe inxhinieret e drejtorise se shërbimeve publike jane duke punuar ne evitimin e ketyre defekteve te projektimit. Besoj qe shume shpejt do te evitohen keto defekte dhe do te behet nje para mase dhe me pune shtese do te rifillojne punimet ne fontanen e parkut e qytetit. Punimet do te rifillojne javen e ardhshme dhe shpresj se do vazhdojne deri ne përfundimin e saj” ka thene drejtori Kastrati.

Fontana e re konsiderohet se do t’ia shtoi bukurinë qendrës së qytetit, në veçanti gjatë muajve të nxehtë të vitit dhe është pjesë e projektit për ndërtimin e parkut në qendër të qytetit që pritet të rinovohet.