.
Published On: Thu, Jul 28th, 2016

Vazhdon trendi i kërkesave e të rinjeve për të studiuar në Ekonomi

Share This
Tags

Trendët e kërkesave të mëdha të studentëve të rinj për të studiuar në Ekonomi kanë vazhduar edhe këtë herë anipse tregu i Kosovës është mjaft i vogël për t’iu siguruar vende pune të gjithë të diplomuarve vetëm të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Në këtë Fakultet me drejtimet: Banka, Financa dhe Kontabilitet, Menaxhment dhe Informatikë, Marketing, Ekonomiks, Kontabilitet Ekonomi e aplikuar dhe menaxhment, vetëm për një vit diplomojnë 1 mijë e 249 studentë. Derisa, aktualisht janë 9 mijë e 329 studentë duke i vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës, për drejtimin e Ekonomisë përfshirë edhe studimet post diplomike. Pavarësisht numrit të madh të të diplomuarve në këto drejtime dhe të atyre që pas studimeve mbesin pa punë, nxënësit kosovarë në mesin e të cilëve edhe një numër jo i vogël i të rinjve gjakovarë, sërish vendosin që ta sfidojnë vetën duke i studiuar ato.

Në anën tjetër duhet pranuar se edhe programet tjera atraktive të studimeve, por për dallim nga Ekonomiku, për të cilat ka nevojë tregu ynë, sërish gjenden në Prishtinë. Një numër i madh i tyre edhe për vitin e ri akademik kanë konkurruar për një vend në njërin nga Fakultetet më atraktive siç është ai i Mjekësisë me programet e veta. Në provimin pranues të afatit të parë këtë vit janë treguar të suksesshëm edhe maturantët gjakovarë. Në Mjekësinë e përgjithshme nga 796 studentët e pranuar 50 janë nga Gjakova. 16 brucosh e kanë fituar të drejtën e regjistrimit në stomatologji, 11 në farmaci, 2 në Fizioterapi dhe një në infermieri. Shumica e studentëve që kanë fituar indekset në këto fakultete ku konkurrenca ishte jashtëzakonisht e madhe ishin nxënës të gjimnazit Hajdar Dushi.