QKMP në Gjakovë, kërkon mjekë specialist të profileve të ndryshme
Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë, si institucioni i vetëm shëndetësor terciar në vend, prej disa muajve është duke kërkuar pesë mjekë specialist të profileve të ndryshme për të mbuluar disa vende të lira, por edhe për të rritur gamën e shërbimeve. Sipas dr Luan Nagavci, drejtor i këtij institucioni shëndetësor, ndonëse tri herë janë hapur konkurse, fatkeqësisht asnjë kandidat nuk është paraqitur. Për këtë arsye në këtë institucion shëndetësor janë të brengosur. Sipas tij kjo qendër tash për tash është e hendikepuar për tri profile të veçanta, sidomos për: radiologji, mjekësi të punës dhe psikiatër. Por në këtë institucion po kërkojnë plotësimin e vendeve edhe për dy mjekë internist, me mundësi pulmolog dhe kardiolog.
Sipas Nagavcit edhe përkundër kësaj situate, në Qendrën Kombëtare e Mjekësisë së Punës është rritur numri i shërbimeve, duke krahasuar me të kaluarën. Sipas raportit 6 mujor të këtij viti, në këtë institucion shërbime janë ofruar për 39 mijë e 377 pacient, që sipas Nagavcit është për 16 përqind më i madh se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar