Përkujtohet aktivisti Agim Mehmeti në njëvjetorin e vdekjes
Në njëvjetorin e vdekjes së ish zëvendësministrit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Agim Mehmeti, sot me një aktivitet ceremonial është nderuar dhe kujtuar vepra dhe kontributi i tij kombëtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Me këtë rast, tek varri në fshatin e lindjes në Batushë është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore, ndërkohë që më pas, në Koshare është mbajtur tubim përkujtimor. Pasi është folur për biografinë e tij, me shembuj konkret nga bashkëveprimi me fjalë rasti janë paraqitur ish bashkëpunëtorët ushtarak Miftar Ziba dhe Ahmet Alishani, ndërkohë që evokime për bindjet dhe veprimet e Agim Mehmetit ka sjellur edhe Xhafer Shatri, ish ministër në Ministrinë e Informatave të qeverisë në ekzil. Pjesëmarrësit e pranishëm të shumtë në numër në emër të familjes i ka falënderuar për pjesëmarrje dhe për nderimin e bërë, vëllau Arsim Mehmeti.
Aktivitetin e sotëm, në pamundësi të prezencës fizike, e ka përshëndetur përmes telegramit të ngushëllimit erdhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ndërkohë që në zbulimin e pllakës përkujtimore kanë marrur pjesë përfaqësues të qeverisë lokale, si dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Gjakovës, Luan Gola. Të pranishëm ku kanë vënë kurora të feskëta me lule tek varri i Agim Mehmeti kanë qenë edhe përfaqëues të institucioneve të nivelit qendror të Republikës së Kosovës, ndër të cilët edhe deputeti Armend Zemaj.