Kryetarja Kusari – Lila ka pritur kampionet e turneut “Dana Cup”
Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ne sallen solemne te Pallatit te Kultures, sot ka organizuar një pritje për lojtarët e ekipit të futbollit Gjakova të grupmoshave U-12 dhe U-13, të cilët kanë arritur rezultate të shkëlqyera në një nga organizimet më të mëdha të futbollit të grupmoshave në botë, turneun “Dana Cup” që është mbajtur në Danimark. Në fakt ekipi U-12 i Gjakovës ka arritur të fitoj vendin e parë, ndërsa skuadra e U-13, në fund të turneut ka dalë në vendin e dytë.
Kryetarja Kusari Lila, tha ndër të tjera se ndihet shumë e nderuar që futbolli si sporti më I popullarzuar po e dëshmon vehten tek gjeneratat e reja në komunën e Gjakovës që ma jep bindjen se edhe kapitenët e ardhshëm të kombëtares si të Kosovës apo Shqipërisë do të jenë nga Gjakova.
Ndërkohë, një nga trajnerët e shkollës së futbollit Gjakova, Gëzim Daka, ka kërkuar me shumë vëmendje tek këto gjenerata në mënyrë që futbolli në këtë rast të arrijë edhe më shumë rezultate të tilla. Ai po ashtu ka falenderuar prindërit e lojtarëve për mbështetje.
Ndryshe turneu “Dana Cup” këtë vit ka pasur edicionin e 33-të, ndërsa kjo është hera e dhjetë që ekipi i Gjakovës merrë pjesë në këtë aktivitet ku mblidhën rreth 1 mije e 100 ekipe nga mbarë bota.