Interesim i madh nxenesve per regjistrim në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”
Me 15 gusht pritet të hapët konkursi për pranimin e nxënësve në klasët e para të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë. Menagjmenti i kësaj shkolle është duke bërë përpjekje për hapjen e degëve për instrumentiste të rinj në këtë qendër shkollore. Bëhet fjalë për instrumentet Oboa, Harfa dhe Tromboni të cilat mungojnë në nivel të Kosovës, dhe një gjë e tillë ka bërë që ende mos të përcaktohet saktë numri i nxënësve të cilët do të pranohen në klasët e para të vitit shkollor 2016-2017. Sipas, Kastriot Sades, drejtor i kësaj shkolle në bashkëpunim me Drejtorinë komunale të Arsimit në Gjakovë, nga ky vit do të nisë zbatimi rigoroz i Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsim, Shkencës dhe Teknologjisë, në bazë të të cilit të drejtën e konkurrimit për regjistrim në vitin e parë për instrumentet piano, harqe dhe kitarë kanë të drejtë nxënësit e klasës së dytë të shkollës fillore, ndërkaq për instrumentet frymore të drejtën e konkurrimit e kanë nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore. Ndryshe, për regjistrimin në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ekziston një interesim i madh i nxënësve, dhe duke i nisur nga kjo, këte vit do të organizohet një provim pranues
tërësisht transparent, i cili do të jetë i hapur edhe për prindër të nxënësve konkurrues, ndërkohë që komisioni do të përbëhet nga profesor jashtë komunës së Gjakovës.