Filmi “Ferdonija”, me teme per te zhdukurit
Fati ende i pazgjidhur i të zhdukurve gjatë luftës së fundit, ku më tepër se një dekadë e gjysmë shumë nënat gjakovare nuk kanë as edhe të vetmin shpjegim ose dëshmi për fatin e fëmijëve e burrave të tyre, është temë që tashmë ka prekur ndjenjat e shumë njerëzve, përfshirë edhe të filmbërësve kosovar. Një film me këtë temë, që për protagonist ka nënën nga Gjakova, Ferdonije Qerkezi, do të shfaqet në kuadër të festivalit të filimit “Dokufest” që po mbahet në Prizren. Kjo ngjarje është realizuar nga autorët Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti, ndërsa mbanë titullin “Ferdonija”. Filmi është i gjatë 30 minuta dhe është në kategorinë e filmave kombëtar. Filmi “Ferdonija” do të shfaqet sonte në Doku Cino–Plato dhe fillon në ora 20.