Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” hap konkurs per pranim te nxenesve
Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ka shpallur komkursin për pranimin e nxënësve në klasën e pare të vitit shkollor 2016-2017. Si jemi njohtuar nga Kastriot Sada, drejtor,përkundër përpjekjeve të stafit drejtues të kësaj qendre shkollore, nuk është arritur që në programin e vitit të ri shkollor të futen edhe instrumentet Oboa, Harfa dhe Tromboni të cilat mungojnë në nivel të Kosovës. Sipas Sadës, këte vit shkollor do të pranohën gjithësejt 35 nxënës të rinjë në drejtimet, piano, violinë, klarinet, kitarë, flaut, perkusione, trumpetë dhe korno, ndërkohë që provimi pranues, për të cilin ekziston një interesim i madh, do të jetë tërësisht transparent, e ndërlidhur me këte do të bëhën përpjekje që komisioni të përbëhët nga profesor jashtë komunës së Gjakovës.