.
Published On: Sat, Aug 13th, 2016

Monografi për ish të përndjekurit politikë

Share This
Tags

Shoqata e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë – dega në Gjakovë, ka nisur përgatitjet për hartimin e një monografie të përbashkët me qëllim të faktografimit të secilit rast veç e veç, si dhe të krijimit të një dokumenti unik i cili fletë për angazhimin e vazhdueshëm të banorëve të komunës së Gjakovës, që nga vitet më të hershme e deri në luftën e fundit, për lirinë e Kosovës, nga regjimi serbosllav. Fatlik Lila, kryetari i Shoqatës të ish burgosurve dhe të përndjekurve politikë në Gjakovë, ka thënë se iniciativa për një monografi të tillë ka ardhur si rrjedhojë e prezencës së madhe të botimeve të cilat, fatkeqësisht, nuk mbështeten shumë në faktografi dhe si të tilla rrezikojnë edhe ta shtrembërojnë të vërtetën historike. Sipas kryetarit, Lila, kjo monografi në brendi të saj do të ketë fakte ndër më të ndryshmet për secilin anëtarë, duke u nisur nga lënda, aktgjykimi, akt-dënimi, vuajtja e burgut e të tjera.

Ndryshe, Shoqata e të ish burgosurve dhe të përndjekurve politikë në Gjakovë, aktualisht numëron 777 anëtarë, dhe e njëjta pos angazhimit në hartimin e monografisë është e përqendruar drejtpërdrejtë edhe në njohjen e statusit përkatësisht kompensimit të anëtarëve të saj përmes fondeve qeveritare të Kosovës.