Funksionalizimi i muzeve në Gjakovë pritet në fillim të muajit tetor
Ndonëse në komunën e Gjakovës kohëve të fundit janë aktivizuar dy muze, funksionalizimi i tyre mund të bëhet vetëm në fillim të muajit tetor thonë në Drejtorinë e Kulturës. Ata po presin përfundimin e procedurave që kanë të bëjnë me zgjedhjen e drejtorit të muzeut, dhe zyrtarit për turizëm, si dhe dhënien me qera të pjesës së poshtme të lokalit të Taphanes, për të hapur rrugë funksionimit të muzeve. Drejtori për Kulturë në Kuvendin e Komunës së Gjakovës, Meriton Ferizi, tha se të gjitha këto procedura do të marrin edhe pak kohë dhe presin mesin e shtatorit ose më së largu fillimin e tetorit për ti funksionalizuar këto muze. Së
bashku me muzeun etnografik dhe atë të familjes Qerkezi do të kompletojnë ofertën për vizitorët për këto muze që janë shumë më rëndësi për historinë e komunës së Gjakovës.
Komuna, përkatësisht Drejtoria e Kulturës sipas drejtorit Ferizi, ka edhe planin për mbajtjen e këtyre muzeve sa më funksional. Derisa muzeu i muzikës vetëm është i kompletuar, në muzeun historik, përkatësisht në pjesën e poshtme të objektit do të jetë zyra e turizmit në mënyrë që të bëhet më i lehtë informimi i turistëve me gjithë ofertën që prezanton komuna e Gjakovës sa i përket objekteve të trashëgimisë. Komuna për këtë qëllim ka hapur edhe konkurs për zyrtar që do të udhëheq këtë zyre.