.
Published On: Fri, Aug 19th, 2016

Po rregullohet ambienti per diten e shenjtërimin te Nënë Terezës

Share This
Tags

Komuna e Gjakovës në mënyrë simbolike do të nderoj shenjtërimin te Nënë Terezës që do të ndodhë më 5 shator, duke rregulluar ambientin para shtatorës së saj në parkun kryesor të qytetit. Për këtë arsye këto ditë ka nisur punët , ndërsa është paraparë rregullimi i shtatores, si dhe ambientit para shtatorës së humanistes shqiptare. Drejtori i Administratës në Kuvendin e Komunës së Gjakovës Armend Vokshi, që po kujdeset për këtë projekt, tha se përveq kubëzimit dhe gjelbërimit, permes një hapësire para shtatorës është paraparë të shënohet me një shirit, bardhë e kaltër, si simbolizon veshjen që identifikonte Nënë Terezën si misionare. I gjithë ky ambient do të ketë edhe ndriqimin për të cilin po ashtu po punohet në rregullimin e tij.

Po ashtu në ditët e fundit jane intensifikuar punet në rregullimin e parkut në qender të qytetit, ku pritet të kthehen kroi, ndriqimi, po ashtu po punohet në rregullimin e ulëseve, si dhe këndi i lojërave për fëmijë. Për këtë të fundit tashmë kanë përfunduar punët në ndërtimin e bazamentit, ndërsa pritet që deri në fund të muajit të jetë gati.