.
Published On: Fri, Aug 19th, 2016

Në Ditën Botore e Humanizmit apel per ndihme familjeve skamnore

Share This
Tags

Sot është Dita Botore e Humanizmit e cila drejtpërsëdrejti është e ndërlidhur me punonjësit humanitar, ata që kanë pësuar gjatë veprimtarisë së tyre në vatra të ndryshme të luftës. Në vendet tjera ndërkaq, kjo ditë është e ndërlidhur me ndihmën për njerëzit në nevojë. Në Ditën Botërore të Humanizmit, Fëllanza Lama, sekretare e organizatës së Kryqit të Kuq – dega në Gjakovë, ka bërë apel tek njerëzit vullnetmirë në komunën tonë, të bashkëpunojnë me këtë organizatë duke sjellur ndihma për ato familje të cilave ju mungon edhe ushqimi elementarë në tryezat e tyre. Sipas saj, në këtë organizatë humanitare mungojnë në tërësi ndihmat në ushqim dhe për higjienë personale, gjë e cila rëndon edhe më shumë gjendjen e familjeve skamnore. Ajo ka shtuar se se nevojtarët e komunës sonë, ndihmohen vetëm me veshmbathje meqë mungojnë ndihmat në ushqim dhe për

higjienë. Aktualisht në Kryqin e Kuq në Gjakovë, janë të regjistruara 680 familje të cilat, nisur nga situata me të cilat përballën për sigurimin e kafshatës së bukës, kanë nevojë për ndihma në baza ditore. Disa nga nevojtarët të cilët i takuam në ambientet e Kryqit të Kuq në Gjakovë, u shprehën se kanë mbetur në mëshirën e zotit. Ndryshe, në këtë organizatë janë duke u përgatitur ekipet vullnetare të cilat do të trokasin nga dera në derë për të kërkuar ndihma për familjet në nevojë