Rrenohen garazhat dhe depot mbrapa objektit te banimit te punetoreve IBT “Emin Duraku”
Planifikimi i ndërtimit të Muzeut të heroit kombëtarë Sulejman Vokshi në Gjakovë, në shtëpinë e tij të banimit në të djatht të rrugës e cila shpie të Shkolla e
Muzikës “Prenk Jakova”, eshtë e kushtëzuar edhe me krijimin e hapsirës përkatëse. Në këte drejtim sot ka nisur rrënimi i 27 garazheve dhe depove të ndryshme, mbrapa ish objektit e njohur si godina e banimit te punetoreve te Industrisë së Bashkuar të Tekstilit “Emin Duraku” qo ndodhet në qendër të qytetit. Si jemi njohtuar nga Mentor Sylmetaj, drejtor i Drejtorisë komunale për Punë Inspektuese, bëhët fjalë për ndërtime të vjetra të përkohshme të llojit montazhë të ndërtuara në pronën publike, të cilat nga vjetersia dhe ndertimi tyre me materjal te dobet paraqesin rrezik për qytetarë. Sipas drejtorit Sylmetaj për rrënimin e objekteve në fjalë, janë bërë të gjitha përgaditjët përkatëse dhe kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme, ndërkohë që për një ndërmarrje të till është njohtuar edhe Agjensioni Kosovar i Privatizimit. Sipas projektit ne kete hapsire eshte parapare qe te ndertohet hapsira ee gjelberta por edhe vendparkime per automjete, ka shtuar Sylmeta.