.
Published On: Tue, Aug 23rd, 2016

Tre persona janë vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri sot në Gjakovë

Share This
Tags

Tre persona janë vrarë sot në Gjakovë, gjatë një përleshje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në rrugën “Ismail Qemajli” në Gjakovë. Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj. “Në orën 16:00 ka ndodhur një vrasje, ku tre persona kanë humbur jetën, në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë. Patrullat policore i janë përgjigjur menjëherë informatës dhe janë në kërkim të të dyshimtit”, ka thënë Podrimaj. Ajo ka shtuar se viktimat janë të gjinisë mashkullore, të moshës 25-35 vjeçare. Njëra nga viktimat ishte në vendin e ngjarjes ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal ,,Isa Grezda “ në Gjakovë ku mjeku kishte konstatuar vdekjen e tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante të policisë së Kosovës dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë. Motivet e kësaj ngjarje ende nuk dihen.