Policia: Vrasje e rëndë në Gjakovë
Për ngjarjen tragjike që ka ndodhur sot në në Gjakovë, Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Gjakovë ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën thuhet se me datë 23.08.2016 në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se në rrugën ,,Ismail Qemajli” ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes në kafiterinë ,,Deep Bar” ku kishte ndodhur vrasje e rëndë me armë zjarri ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën. Njëra nga viktimat ishte në vendin e ngjarjes ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal ,,Isa Grezda“ në Gjakovë ku mjeku kishte konstatuar vdekjen e tyre. Në vazhdim të komunikatës së policisë thuhet se viktimat janë: V. I. i moshës 35 vjeçarë, A. I. 28 vjeçarë dhe Z. K. i moshës 37 vjeçarë, që të tre shqiptarë-shtetas kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante të policisë së Kosovës dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë. Deri më tani nuk ka të arrestuar, patrullat policore janë vënë në kërkim të personave të dyshuar të mundshëm, thuhet në fund të komunikatës.