.
Published On: Wed, Aug 31st, 2016

Varroset në Gjakovë veteranja e arsimit Hydajete Binxhia – Dobruna

Share This
Tags

Në moshën 85 vjeqare vjeçare, dje, të martën, ka ndërruar jetë Hydajete Binxhia – Dobruna, veterane e arsimit nga Gjakova, e cila i takon gjeneratës së parë që theu tabunë e pragut patriarkal. Edhepse duke u përballë me sfida të ndryshme e ndjera prej shumë vitesh kontriboj me sukses në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave të nxënësve jo vetëm në komunën e Gjakovës por edhe më gjërë. E lindur me 11 Nëntor të vitit 1931 ne Gjakove në një familje arsimdashëse, tashmë ish veteranja e arsimit Dobruna, ka filluar punën në vitin e largët 1947 në Rahovec, ku ka punuar për një vit. Nga viti 1948 për pesë vite me radhë ajo ka ushtruar profesionin e saj të mësueses në Gjilan, ndërkohë që nga viti 1954 i ka shërbyer arsimit në komunën e Gjakovës, fillimisht në Shkollen Fillore “Mazllom Kepuska” dhe më pas edhe në ate “Mustafa Bakija”, ku ka punuar deri sa eshte pensionuar.

Ajo, pas vetës ka lenë bashkeshortin Musa Dobruna poashtu veteran i arsimit dhe vajzat: Vjosa, Pranvera, Aida, Shkëndije dhe Donika

Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me familjen e së ndjerës, ka organziaur edhe një mbledhje komemorative në të cilën pos nderimit edhe janë evokuar kujtimet më të mira nga karriera e bujshme e mësueses Hydajete. Në Mbledhja e sotme komemorative ka marrë pjesë edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e cila e ka vlerësuar lartë kontributin që mësuesja Hydajete ka dhënë për shoqërinë në përgjithësi, duke nxjerrë breza të tërë të njerëzve të suksesshëm. Ajo tha se Veteranja e arsimit Hydajete Dobruna ishte një prej atyre që Gjakovës i dha epitetin qytet i kulturës, qytetarisë dhe shtet- ndërtimit. “Këtë mision të shenjtë, më e dashura juaj, por dhe e mbarë qytetarëve, Hydajete Binxhiu – Dobruna, e nisi atëherë kur tek ne ishin fillimet e lulëzimit të shkollës sonë, kur pjesa dërrmuese e popullatës ishte analfabetë. Nga mendja, përkushtimi dhe kurajë e vazhdueshme e saj , dolën edhe kolegë, inxhinierë, mjekë, ekonomiste, juristë e shumë e shumë kuadro të tjera në lëmi të ndryshme që ngritën nivelin e arsimit, kulturës dhe prosperitetit ekonomik dhe social”, ka thënë pos tjerash kryetarja Mimoza Kusari – Lila.

Në emër të stafit pedagogjik të shkollës fillore “Mustafa Bakija” ku e ndjera i kaloj vitet në shërbim deri në pension, foli Aliriza Boshnjaku. Ai duke folur për kontributin e saj në edukimin e brezave ndër vite po tjerash u shprehë. “Ti mësuese ju dhurove shumë dashuri nëne çamarokëve në klasën e parë ku mezi belbëzonin emrin e tyre. Po, atëbotë në qiellin e përgjakur të robërisë serbo-sllave, ti zogjtë e shqiponjës i mësove të shkruajnë dhe të lexopjnë shqip, të këndojnë shqip dhe të flaërojnë drejtë ardhmërisë së tyre të bardhë shqip” ka thënë pos tjerash Boshnjaku.

Ndërkaq, për virtytet e larta njerëzore jo vetëm si mësimdhënëse por edhe si familjare për të ndjerën, Dobruna, foli e afërmja e saj, zonja Surrije Brovina. Kurse në emër të familjes të pranishmive në mbledhje komemorative ju drejtua edhe bashkëshorti i saj Musa Dobruna. Varrimi i të ndjerës Hydajete Dobruna me nderime të larta u bë sot, të mërkurën, në varrezat e qytetit në Gjakovë.