.
Published On: Wed, Sep 7th, 2016

Varroset me nderime ne Gjakove, Naim Jaka luftetar i UCK-se

Share This
Tags

Ka vdekur mbrëmë në moshën 64 vjeqare, ish luftëtari i Ushtrisë Qlirimtare të Kosovës, Naim Jaka. I ndjeri rrjedhë nga një familje e njohur atdhetare që njihet për veprimtarinë patriotike. Naim Jaka ishte i burgosur politik, që vuajti në burgjet serbe, nga viti 1983 deri në vitin 1991, me akuzën për “veprimtari armiqësore”. Ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili  ka vepruar në Zonën e Rrafshit të Dukagjinit, në Brigadën “132 – Myrt Zeneli”, ndërkohë që ishte ndër themeluesit e Brigadës 137–Gjakova të UÇK-së.  Në mbledhjën komemorative të organizuar me këte rast te pranishmive ju ka drejtuar bashkluftetari Afrim Deda i cili i ka vequar tiparet njerezore dhe luftarake te Naimit.

Për veprën e te ndjerit Naim Jaka ka folur edhe zv/komandanti i brigades 137-Gjakova, Mehmetali Perolli, i cili ndarjen nga miku i tij Naimi e ka cilesuar si shume te rende per veprimtaret, veteranet dhe bashkeluftetaret tij.

Me këte rast është lexuar edhe telegrami i ngushllimit të kryetarës së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ndërkohë që në emër të familjarëve ka falënderuar vëllau Agim Jaka. Ceremonia mortore ka vazhduar me homazhe ne foajen e pallatit te cultures “Asim Vokshi”, ndërkaq, varrimi i të ndjerit Naim Jaka eshte bëre sot me nderime në varrezat e qytetit në Gjakovë.