.
Published On: Wed, Oct 26th, 2016

Shënohet 70-të Vjetori i Normalës së Gjakovës

Share This
Tags

Me moton “Normalja e Gjakovës frymoi shqip në ndriqimin e rrugës së arsimit dhe edukimit të rinisë në Kosovë”, sot është shënuar jubileu i 70-të vjetorit të Normalës së Gjakovës. Me këtë rast është mbajtur edhe një akademi ku është folur për rëndësinë e kësaj Normale që më vonë është bërë pishtare e arsimit dhe e kulturës jo vetëm në Kosovë, duke nxjerrë mësues të njohur, por edhe intelektual të cilët më vonë kanë bartur barrën e arsimimit ndër breza. Në fjalën e saj, kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila tha ndër të tjera se hapja e kësaj shkolle konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme të arsimit dhe kulturës kombëtare në përgjithësi, sidomos në Kosovë. Sipas saj Gjakova si një qendër, zhvillimore historike e atdhetare në çdo kohë dhe proces ka ditur të jetë koherente dhe ka ditur të jetë prijetare, e këtë e bëri edhe më 1946, kur u hap Normalja e Gjakovës. Normalja e Gjakovës ka nis punën më 26 tetor 1946, një shkollë e mesme dy vjeçare, e para në gjuhën shqipe në atë nivel në historinë arsimore të Kosovës. Qëllim kishte nxjerrjen e mësuesve, si imperativ i ngutshëm i kohës që kushtëzohej me nevojën e madhe të përgatitjes së kuadrit arsimor. Të diplomuarit mëpas u shpërndanë në të gjitha viset nga flitej shqip.

Prof. Dr. Mehmet Rukiqi, në akademinë e organizuar sot, tha mes tjerash se kjo normale ka ngritur njeriun dhe shoqërinë si tëresi e orientoi në formimin e gjithanshëm.

Ndërsa sipas prof. Dr. Isa Bicaj, theksoj se nxënësit që dolën nga kjo shkollë më vonë do të luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e celulave bazë të mësimit universitar në Kosovë.

Për historianin Alban Dobruna, normalistët e kësaj shkolle ishin brezi i artë që laneë vulë dhe firmën e tyre, në arsimin dhe edukimin e gjeneratave të reja në gjuhën amëtare shqipe.

Kjo Akademi është organizuar nën përkujdesjën e kryetarës së komunës Kusari-Lila, në bashkëpunim me Drejtoritë për Arsim e Kulturë pastaj Shoqatën e Intelektualëve “Jakova” si dhe atë te Veteranëve të Arsimit-dega në Gjakovë