.
Published On: Fri, Mar 24th, 2017

Mexosopranoja, Flaka Goranci, prezantohet para audiencës gjermane

Share This
Tags

Mexosopranoja e njohur gjakovare, Flaka Goranci, bashkë me dirigjentin e pianistin e shquar, Desar Sulejmani, nesër mbrëma / te shtunen/ do të ngjiten në skenën prestigjioze të shtëpisë kulturore “Altes Pfandhaus” në Këln të Gjermanisë. Kjo

mbrëmje, do të shërbejë për promovimin e kulturës shqiptare. Koncerti është organizuar nga shoqata “Urakult” në Gjermani.

Si protagoniste e shumë operave të njohura, Goranci do të shpalosë një repertor me arie nga opera të ndryshme. Goranci ka thënë se mezi po pret që të këndoj disa arie të bukura së bashku më kolegun e mrekullueshëm Desar Sulejmani, ndërkohë që ka paralajmëruar shumë befasi tjera gjatë mbrëmjes. Vepra të Lisztit dhe Thalberinit janë në programin e pjesës së parë të koncertit, përderisa në pjesën e dytë Goranci do të ngjitet në skenë për të interpretuar këngë nga albumi i saj “Albanian Flowers”.