.
Published On: Sat, Apr 22nd, 2017

“Mbill pemën tënde” në Ditën e Tokës

Share This
Tags

Të shtunën shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës. 22 prilli konsiderohet si ditë që mëton vetëdijesimin e njerëzve lidhur me degradimin e vazhdueshëm të planetit tonë, përfshirë braktisjen dhe keqpërdorimin, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.

Në shenjë të kësaj dite në Gjakovë nga Organizata Rinia Aktive e Gjakovës si pjesë të projektit “Mbaje pastër” që financohet nga UNDP, është bërë pastrimi dhe mbjelljen e fidanëve në disa ambiente shkollore.

Në këte ditë, secilit nxënës iu ofrua mundësia e mbjelljes dhe kultivimit të këndit të tyre të gjelbër brenda oborrit të shkollës duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në ruajtjen e mjedisit.

Andi Batusha, kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor në Gjakovë, theksoi se aktiviteti është titulluar “Mbille pemën tënde”, ku janë përfshirë rreth 400 nxënës të cilët gjatë ditës së shtunë me mbjelljen e fidaneve të blirit, pishave dhe pemëve e luleve të ndryshme të stinës kanë krijuar këndin e tyre të gjelbërimit në ambientet shkollore.

Ky aktivitet i Rinisë Aktive të Gjakovës, është organizuar në partneritet me ndërmarrjën komunale për bartjen e mbeturinave “Çabrati”.