.
Published On: Thu, May 11th, 2017

Kusari-Lila takohet me shefin e zyrës sllovake

Share This
Tags

Kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila priti në kabinetin e saj shefin e zyrës sllovake në Kosovë, Lubomir Batary, të cilin e njoftoi për zhvillimet në komunën e Gjakovës.

Kusari-Lila tha se Komuna e Gjakovës ka bërë një transformim drastik brenda këtyre tre viteve të kaluara duke bashkëpunuar ngushtë me donatorët dhe duke u zgjedhur kështu si performuesi më i mirë në shërbimet publike nga organizata DEMOS dhe komuna më transparente për tre vite me radhë nga organizatat jo-qeveritare.

“Të gjitha këto të arritura sigurisht që janë si rezultat i një pune me përkushtim të pandërprerë dhe vullnet për të arritur sukses”, shtoi ndër të tjera Kusari-Lila.

Shefi i zyrës sllovake, Lubomir Batary, e ka përgëzuar kryetaren Kusari-Lila për të gjitha të arriturat në komunën e Gjakovës si dhe i ka uruar shumë suksese më tutje në skenën politike.

Më pas, Batary është takuar edhe me disa biznese që veprojnë në Gjakovë, për të shikuar mundësitë e bashkëpunimit me bizneset sllovake.