Muzeu Etnografik bëhet pjesë e ICOM
Gjakova i është bashkuar mbarë komunitetit botëror për të kremtuar 18 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Muzeve.
Drejtor i Muzeut Etnografik të Gjakovës, Besmir Hasi, njoftoi se institucioni kulturor që drejton ditë më parë është pranuar në organizatën e muzeve të botës (ICOM) dhe pritet të anëtarësohet në njërën prej komiteteve kombëtare të botës, pasi nuk ka të tillë në rajon.
“Në botë janë të njohura 35 mijë muze të 136 vendeve, në përbërje të së cilës janë 119 komitete kombëtare të muzeve dhe 30 të tilla ndërkombëtare”, deklaroi Hasi, i cili shtoi se në politikat e organizatës ICOM është i përfshirë edhe buxheti.
Para të pranishmëve në shënimin e këtij aktiviteti, foli edhe Alban Dobruna në përgjithësi për historikun e muzeve të botës, e në veçanti për historikun e muzeve në Gjakovë.
Dobruna tha që si ide muzeu ka lindur nga organizata e luftës nacionalçlirimtare në vitin 1951, ku do të ekspozoheshin materiale nga pjesëmarrësit dhe lufta nacionalçlirimtare, pasi Gjakova ishte qendër e saj në Kosovë, mirëpo që u realizua në vitin 1973.