Digjet një shtëpi në rrugën “Ibrahim Fehmiu”
Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Ibrahim Fehmiu” në Gjakovë në rrethana ende të panjohura, ka njoftuar sot policia.
Njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale, vlera e të cilit nuk dihet, nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është duke u hetuar.