Qeveria ndan 200 mijë euro për aeroportin
Qeveria në largim e udhëhequr nga Isa Mustafa ndau 200 mijë euro për Aeroportin e Gjakovës.
Këto mjete do të shërbejnë për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë dhe nevoja të tjera për mirëmbajtje.
Kjo mbledhje që u mbajt të enjten ishte e paraparë të mbahej të premten e kaluar, por dështoi pasi që ministrat e Partisë Demokratike nuk morën pjesë./radiogjakova/