Marigona Qerkezi edhe në Japoni, kontratë me teatrin e Tokios
Sopranoja e njohur me origjinë nga Gjakova, Marigona Qerkezi, do të ngjitet në skenën e Teatrit të ri Kombëtar të Tokios.
Pas sukseseve në shumë vende të botës, Qerkezi do të ndalet në Japoni pasi ka nënshkruar një kontratë me “The New National Theatre” të Tokios për sezonin operistik 2019-2020.
Marigona Qerkezi do të paraqitet për herë të parë para publikut japonez me operën e njohur “Don Giovanni” si Donna Anna.
Kjo operë në dy akte me muzikë të Mozartit dhe libreto të Lorenzo Da Ponte, bazohet në legjendat e Don Zhuanit. Donna Anna është një prej shumë vajzave të cilat i josh Don Zhuani. Premiera e kësaj opere ishte dhënë në vitin e largët 1787./radiogjakova/