.
Published On: Thu, Jun 22nd, 2017

Regjistrimi në klasët e X-ta në “Kadri Kusari”

Share This
Tags

Rreth 260 nxënës që kanë përfunduar me sukses shkollimin e mesëm të ulët kanë aplikuar për t’u regjistruar në klasën e dhjetë në Shkollën e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari”.

Kjo shkollë do të mirëpresë rreth 450 nxënës të ri në drejtimet Ekonomi, Juridik, Administratë, Hoteleri dhe Bujqësi me 12 profile të ndryshme.

Drejtori i kësaj shkolle, Sinan Hajdari, njofton se për 3 profile, Banka dhe Sigurime, Juridik dhe Hoteleri tashmë është plotësuar numri.

Afati për aplikim pranë kësaj shkolle është i hapur deri nesër (e premte), ndërsa lista fituese publikohet të shtunën paradite./radiogjakova/